<< Back to search results

Smart Home - by AR HOLDING

See also: Top 20 alternatives to Smart Home - by AR HOLDIN


Screenshots


Description - 4+

Aplikacioni ju mundëson:

-Kontrollim në kohë reale nga telefoni juaj i të gjitha pajisjeve elektrike
-Sistem Alarmi me detektorë të: Levizjeve, hapjes së Dyerve, rrjedhjes se Ujit dhe detektorë të Zjarrit
-Aktivizim automatik i skenave sipas orës së caktuar
-Njoftim me SMS për çdo Alarm

-Kontrollim i automjeteve me GPS në kohë reale dhe regjistrim i lëvizjeve për 365 ditë

-Opsion për hapjen dhe mbylljen e roletave dhe dyerve nga telefoni
Ndjekje e automjeteve me GPS
 Kontrollim dhe Ndjekje e automjeve në kohë reale (24/7 Real-Time)

 Inçizim 24 orë i lëvizjeve të automjeteve

 Monitorim i shpejtësisë

 Statistika të detajuara për çdo automje


Si funksionon?
-Pajisjet tona me WIFI mund të vendosen në priza, çelësa, kabllo ekzistuese dhe çdo pajisje juaj elektrike mund të kthehet në pajisje të mençur (smart), të cilat do të mund ti komandoni nga telefoni juaj në çdo kohë.

Pajisjet elektrike, prizat dhe dritat do të vazhdojnë të funksionojnë edhe me menyrën manuale por ju do të keni statistika të detajuara në aplikacion për çdo lloj përdorimi manual apo nëpërmjet telefonit.


Sistemi i alarmit
Sistemi i alarmit funksionon duke vendosur modemin tonë brenda objektit tuaj dhe në të mund të konektoni një numër ta pakufizuar senzorësh:

• Senzor për detektimin e lëvizjeve (infrared)
• Senzor për detektimin e hapjeve të dyerve ose dritareve
• Senzor për detektimin e rrjedhjeve të ujit
• Senzor për detektimin e tymit dhe zjarrit

Senzorët lidhen me modemin me lidhje pa kabllo (Wireless) dhe mund të vendosen deri ne 150 metra larg modemit

Bateritë e senzorëve kanë një jetëgjatësi 1-2 vjet



Llogari të veçanta
Krijim i llogarive të veçanta në aplikacion për çdo shfrytëzues dhe opsion për caktimin dhe ndryshimin e privilegjeve.

Njoftim me SMS
Opsion për marjen e njoftimeve me SMS për çdo aktivizim të alarmeve