<< Back to search results

Fjalori i madh i gjuhës shqipe

See also: Top 20 alternatives to Fjalori i madh i gjuhës s

60
 1 votes - Education - First release: 2019-12-13T08:00:00Z

Screenshots


Description - 4+

Fjalori i madh i gjuhës shqipe (FMGJSH) është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”.
Softueri përmban fjalët e gjuhës shqipe me kuptimet përkatëse dhe shpjegimet për secilin kuptim. Ky softuer shërben si një mjet i shpejtë referimi për çdo përdorues që kërkon të dijë kuptimet e një fjale, nuancat e saj kuptimore, si dhe shprehjet frazeologjike e fjalët e urta që kanë si kryesore fjalën e përzgjedhur. Secili prej kuptimeve të fjalëve është i shoqëruar me ilustrime të thjeshta të lidhjes së fjalës kryesore me fjalë të tjera. Përdoruesit i duhet vetëm të nisë të shkruajë fjalën dhe automatikisht radhiten të gjitha fjalët që fillojnë me germat e shënuara në kërkim. Madje softueri ofron edhe kërkimin e përafërt, kur përdoruesi nuk është i sigurt për formën e saktë të fjalës që po kërkon. Softueri ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit të fjalëve dhe grupeve të fjalëve edhe brenda shpjegimit të fjalëve dhe jo vetëm në fjalën titull. 
Softueri Fjalori elektronik shpjegues 2.0 u vjen në ndihmë nxënësve e studentëve, të huajve që dëshirojnë të mësojnë shqipen, studiuesve që dëshirojnë të bëjnë studime të thelluara në fushën e gjuhës shqipen si dhe mësuesve gjatë procesit të mësimdhënies së gjuhës shqipe, për t’ua konkretizuar në mënyrë digjitale temat rreth kuptimeve të fjalëve, duke nxjerrë kuptimet e shumta të një fjale nëpërmjet kërkimit të drejtpërdrejtë. 
Si përdoret?
Përdorimi i këtij softueri është mjaft i lehtë, mjafton që të filloni të shkruani germat e para të fjalës së dëshiruar dhe përnjëherë iu ofrohet lista e fjalëve që nis me germat e kërkuara. Si çdo softuer, edhe Fjalori elektronik shpjegues2.0 është i pajisur me dokumentin e ndihmës i cili është një burim i rëndësishëm për çdo pyetje a nevojë që mund të ketë përdoruesi në lidhje me funksionimin e komandave të softuerit.
Karakteristikat dhe dobitë
1.	Me mbi 40.000 fjalë shqipe
2.	Përmban fjalët e gjuhës shqipe të zbërthyera në kuptimet përkatëse, të drejtpërdrejta ose të figurshme. 
3.	Secila nga fjalët ka përbri shënimin për klasën e fjalës së cilës i përket. (HOLLËSISHT. ndajf.) 
4.	Për secilin kuptim të fjalës janë dhënë shembuj të shumtë ilustrues të cilët e konkretizojnë më mirë kuptimin dhe i japin përdoruesit më shumë ide për shoqërimin e fjalës së kërkuar me fjalë të tjera. 
5.	Kërkim të përafërt të fjalës – kur nuk jeni i sigurt për formën e saktë të fjalës që kërkoni.
6.	Teknikë e re e mësimdhënies edhe mësimnxënies e cila e bënë mësimin e shqipes edhe më cilësor dhe më argëtues.
Këtë softuer mund ta hasni edhe me emra tjerë si: “FESh 2.0”, “Fjalori elektronik shpjegues”, “FMSH”.