95.6478
602 votes - Education - First release: 2017-01-19T23:52:05Z
Screenshots
Description - 4+
Autoshkolla ju mundëson që përmes testeve, pyetjve, literaturës dhe kuizeve të ndryshme të përgatiteni për pjesën teorike për marrjen e patentë shoferit.
Testet:
Përmes testeve me pyetje të ndryshme do të keni shumë të lehtë përgatitjen e Testit Final.
Pyetjet:
Mangësitë që mund t'i keni në ndonjërën nga kategoritë e pyetjeve mund t'i përmirësoni këtu, ku pyetjet janë të ndara në kategori si:
- Situatat në trafik,
- Shenjat e trafikut,
- Semaforët,
- Personi i autorizuar,
- Shenjat (shënimet) rrugore,
- Rregullat e trafikut dhe sigurisë,
- Kryqëzimet dhe
- Faktorët që ndikojnë në ngasje,
- Eko-ngasja.
Literatura:
Mësoni komplet literaturën e nevojshme e cila ju duhet për të arritur rezultate maksimale, ku janë të përfshira:
- Nocionet,
- Shenjat e trafikut (Sinjalizimi vertikal dhe Sinjalizimi horizontal),
- Shenjat e personave të autorizuar,
- Rregullat e trafikut rrugor,
- Ilustrimet dhe
- Shenjat e tabelës së instrumenteve.
Kuizet:
Luaj & Mëso është veçori unike e Autoshkolla e përbërë prej pyetjeve të ndryshme nga testet, e cila ju mundëson t'i përvetësoni njohuritë për rregullat e përgjithshme të trafikut rrugor.